Ekonomia shqiptare
  teknologjia
 




Telefoni Samsung “i8”


Ne fushen e telefoneve te levizshem modelet iPhone duket se gjithnje e me shume po shtojne gamen e tyre. Nje gje e tille ka ndodhur edhe me kompanine Samsung, e cila ka hedhur ne treg modele hibride telefonesh, si “i7” e cila eshte pasuar se fundmi me modelin “i8”-te. Telefoni Samsung “i8” ofrohet per konsumatorin ne disa ngjyra, e zeze, e bardhe, roze dhe bojeqielli, te gjitha me pjesen e pasme ngjyre argjendi metalike.

Kamera eshte e vogel, me kende te lemuara dhe peshon vetem 116 grame (pa baterine dhe karten).

Ekrani i telefonit “i8” eshte LCD, 230,000 piksel. Aparati ka nje prodhim te mire te imazheve video, por edhe ne ze.

Per butonat e modelit “i8” nuk mund te thuhet se eshte karakteristika me e mire e ketij telefoni. Te vegjel dhe te forte rrezikojne qe gishtat te kene veshtiresi te pershtaten ne menyre intuitive. Butoni "çeles” nuk eshte aq i ndjeshem sa duhet te jete dhe vonesa mes kohes per shkrepjen e fotove te shumefishta eshte me e gjate se zakonisht. Menuja e telefonit, “i8” ndahet ne tri seksione (skene, goditje, multimedia), por elementi i ri ka te beje me hapjen e kameres me nje sistem te thjeshtesuar pa qene nevoja te shkohet per kerkim te menuja. Çdo ikone e menuse eshte e pasjisur me nje grafike e cila tregon funksionin e saj. Ju mund te gjeni edhe menune “Ndihme” ose “ Si te” ne te gjitha proceset.

Ne celular ndodhet edhe nje buton i cili gjendet ne krye te kameres e cila nis kontaktin me sistemin MP3 dhe PMP. Ne te perdoruesi mund te gjeje edhe opsionet, makro, kohe, print dhe flesh.  

Kamera ka nje memorie 256 MB, e cila zvogelohet ne 190 MB kur aparati eshte i mbingarkuar. Kjo eshte nje perparesi duke kujtuar se aparatet e tjere kane nje memorie kamere jo me shume se 32 MB.

Karakteristika me e veçante e ketij modeli quhet "Guida turistike boterore ". Nje gje e tille do t’i lejoje perdoruesit nje sere te dhenash, si ate te vendndodhjes, objekteve gjeografike rreth e rrotull Botes. Nje opsion i tille mund te perdoret ne udhetime turistike, por edhe si nje liber apo edhe guide.

Funksioni "Lexues teksti" i kameres mund te perdoret per te riformuluar dokumente te ndryshme.

Nga ana tjeter, telefoni i levizshem “i8” ofron nje cilesi shume te larte muzike, me lexuesin MP3, si dhe per video MPEG4/MPEG. Ju gjithashtu mund te perfitoni edhe nga formati CD, "Samsung Converter", e cila mund te kryej te njejtat sherbime. Nga ana teknike mund te krahasohet me iPod-in.

Ecuria mediatike e telefonit “i8” eshte e mire, po keshtu edhe shpejtesia per te perftuar foto. Ketij aparati i duhen 5.6 sekonda per te shkrepur foton e pare.

Ky aparat kushton rreth 355 dollare.

 



tekno celulare

 

Modeli C905 do te jete i pari aparat i hedhur ne treg, i serise “C”. Mberthimi me pjesen plastike e ben kete aparat te duket me shume si nje telefon Walkman.

Kamera te C905 eshte e mbrojtur nga nje mbrojtese e cila e mbulon sa here qe mbyllen funksionet perftuese te imazheve. Kamera ka karakteristikat e opsioneve

auto-fokus, zbulimin e objektivit, si dhe opsionin Smart Contrast, me ane te te cilit mund te perftohen foto me nje ndriçim si te ishte nen efektin e diellit. Fleshi Xenon qe gjendet ne pjesen e siperme mund te perdoret si burim drite edhe per videot.

Karakteristikat e tjera, te telefonit C905 kane te bejne me lidhjen dhe perfshijne Wi-Fi  Bluetooth, A-GPS me aftesi gjeografike, si dhe sistemin personal te DLNA-s, nje rrjet kontrolli qe sherben si nje rryme lidhese per funksionet media me programe te tilla, si Windows Vista PC, por edhe me Playstation 3. Duke perdorur DLNA-ne te C905 ju mund te vendosni ne gjendje pushimi kameren 8-megapiksel pa e mbingarkuar me rryme elektrike.

Sony Ericsson duket se ka bere nje pune te admirueshme me kete aparat i cili eshte nje kamera e persosur, me nje rezolucion te stermadh. Aktualisht kompania eshte duke testuar kete tipar dhe brenda vitit 2008, ku modeli do te jete ne duart e te gjithe te apasionuarve te ketyre tip telefoneve me nje çmim prej rreth 599 dollare.

Perfshirja e nje rezolucioni te madh megapiksel terheq padyshim vemendjen e atyre individeve, te cilet jane “te dashuruar” pas kameres. Por nje kamer e madhe nuk eshte gjithmone nje perparesi, sidomos kur behet fjale per permasa telefoni te vogla. Sipas burimeve te Sony Ericsson, vetem imazhi final ka nje rezolucion te madh. 


 Shkencë dhe teknologji: rritja e internetit më e madhja në rajon në Maqedoni

Sony Ericsson duket se ka vene ne veshtiresi konkurrencen ne fushen e fabrikimit te telefoneve te levizshem duke u kthyer ne kompanine e pare qe hedh ne treg nje aparat telefonik me nje kamer 8.1-megapiksel. Quhet C905.
Maqedonia ka rritjen më të madhe të përdoruesve të internetit midis vendeve të Evropës Juglindore, sipas një analize nga Cullen-International, por vendi është shumë prapa normës mesatare të përdorimit të internetit në Evropë. E njëjta analizë tregon se çmimet e internetit në Maqedoni dhe Kroaci janë midis më të lartave në rajon, ndërsa më të ultat janë në Rumani dhe Turqi.


Microsoft gjobitet me 1.3 miliardë dollarë
Komisioni Europian e ka gjobitur gjigandin amerikan të programeve kompjuterike, Microsoft, me 1.3 miliardë dollarë për moszbatim të një vendimi të mëparshëm anti-trust.

Kjo është gjoba më e rëndë e vendosur nga Komisioni, i cili njofton se gjatë 50 vjetëve të fundit, Microsoft-i është kompania e parë që e injoron një vendim anti-trust.

Në mars të vitit 2004, Komisioni e shpalli fajtor Microsoft-in se u kishte dhënë rivalëve të vet çmime shumë të larta për shitjen e programeve kompjuterike të nevojshme për përshtatjen e pajisjeve me sistemet operacionale Windows.

Komisionerja për Çështjet e Konkurencës, Neelie Kroes, tha se Microsoft-i kishte vazhduar ta bënte një gjë të tillë edhe pas kësaj date, duke "asfiksuar novatorizmin".

"Microsoft-i vazhdoi të abuzojë me pozitën e vet të fuqishme në treg edhe pas vendimit të marsit të vitit 2004 që i kërkonte t'i jepej fund një praktike të tillë", tha Komisionerja Europiane për Çështjet e Konkurencës, Neelie Kroes.
 


Risia, Eagle Mobile me teknologji të re
Operatori i ri i telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle Mobile, ka përshpejtuar përgatitjet për nisjen e shërbimeve. Ekipi i Eagle Mobile, i cili planifikon të nisë aktivitetin duke mbuluar fillimisht Tiranën, Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ dhe Durrësin më datën 13 mars 2008, ka nisur të instalojë të gjithë infrastrukturën teknike në këtë zone.

Lidhur me këtë çështje, pasi kërkuam të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taşkın ai na tha se “qëllimi i kompanisë është mbulimi i gjithë Shqipërisë me infrastrukturë operative dhe teknike, dhe se po ecet me shpejtësi në këtë drejtim”. Në shpjegimin e tij, Ali Taşkin thotë se “ne e shikojmë veten si një kompani vendase dhe jemi shumë të kujdesshëm që të veprojmë sipas kësaj përgjegjësie. Teknologjia e lartë që do të përdorim për Eagle Mobile, nuk është përdorur ende në shumë vende të Evropës të cilësuara si të zhvilluara.

Eagle Mobile, që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë në verën e vitit 2008, sjell për të gjithë shoqërinë tonë, jo vetëm tarifa të arsyeshme që do t`i përfshijnë të gjithë, por do ta njohë atë me risi teknologjike që do t`i lehtësojnë jetën dhe do t`i shtojnë ngjyrë asaj!”.
Duke shtuar në fjalën e tij se Shqipëria ka një popullsi të re, dinamike dhe të hapur për risitë, ai thotë se “do ta marrim fuqinë nga kjo shoqëri e re. “Jemi në dijeni tashmë të dëshirave dhe pritshmërisë së tyre, sepse edhe ne jemi një familje e re dhe dinamike. Që nga vera e vitit 2008, shoqëria jonë krahas komunikimit që vjen nga tarifat e përshtatshme që po përgatisim, telefonat e tyre celularë do të lidhen me internetin e shpejtësisë së lartë, dhe do të gjejnë aty video klipet e preferuara, do të mund të zbresin filma, të bëjnë `chat` apo të mund të gjejnë lehtësisht të dhënat që ju nevojiten. Që nga ditë-nisja e aktivitetit tonë, duke prodhuar projekte që do të bëjnë të lumtur Popullin Shqiptar, po punojmë ditë e natë që tu sjellim atyre shërbime të vlefshme, tu përgatitim surpriza të bukura! Vera e vitit 2008 do të kalojë shumë këndshëm për Shqipërinë dhe atë lumturi do ta përjetojmë së bashku!” tha Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taşkın.
 
  61384 visitors  
 
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente