Ekonomia shqiptare
  arkiv
 



Mali i Zi:
Rrezik për krizë kredish

Tregu i pasurisë pret NATO-n

Sistemi bankar ne Malin e Zi eshte rritur me ritme shume te shpejta, veçanerisht qe nga viti 2006. Por, lulezimi aktual i kredise shihet me rrezik dhe ne fakt po jep ndikimin e tij dhe ne perkeqesimin e treguesve financiare te bankave

Sipas Fondit Monetar Nderkombetar (FMN) dobesite kryesore ne sistemin bankar ne Republiken e Malit te Zi jane te lidhura me rritjen jashtezakonisht te shpejte te sistemit.

Sistemi bankar eshte rritur me ritme shume te shpejta, veçanerisht qe nga viti 2006. Rritja ne aktive ishte mbeshtetur nga nje shtim i depozitave, i lidhur me hyrjen e larte te kapitalit dhe nga nje formalizim i ekonomise. Nje numer i larte bankash te huaja kane hyre ne treg. Gjithsesi, jo te gjitha bankat ne pronesi te huaj jane te lidhura me institucione financiare qe mund te ofrojne ekspertizen e menaxhimit te rrezikut, po ashtu dhe mbeshtetje kapitali dhe likuiditeti. Ka gjithashtu tregues qe bankat e huaja po rrisin huamarrjen e huaj, tashme qe po vihen re norma me te uleta rritjeje te depozitave. Disa banka vendase gjithashtu po ndjekin strategji agresive zgjerimi.

FMN tha se disa tregues financiare, ndonese nuk jane ende alarmues po perkeqesohen me shpejtesi. Kapitalizimi mbetet ne nivel te larte, -norma e mjaftueshmerise se kapitalit per sistemin bankar ne fund te qershorit 2007 arriti ne 18.7%, por shume poshte nivelit prej 30% ne 2004-en.
Lulezimi aktual i kredise po jep ndikimin e tij dhe ne treguesit financiare te bankave. Ka shenja qe bankat po mbajne provizione te pamjaftueshme per rrezikun e kreditit: raporti mes humbjeve te provizionuara dhe totalit te huave ishte me pak se 2% ne fund te qershorit 2007.
Nga kontrollet e Bankes Qendrore ka rezultuar se klasifikimi i kredive kishte gabime ne mjaft banka dhe mjaftueshmeria e kapitalit kishte rene ne te gjitha bankat me perjashtim te njeres. Praktikat e menaxhimit te rrezikut te bankave lene vend per permiresime. Gjithashtu u gjeten mjaft dobesi ne kontrollet e brendshme te bankave; gjithashtu oferta e oficereve te trajnuar te kredise eshte e paket ne numer per te menaxhuar rritjen e shpejte te kredise.
Ne pergjithesi, saktesia e raporteve financiare te klienteve te bankave eshte e diskutueshme, -megjithese nje permiresim i dukshem eshte vene re pas hyrjes se TVSH-se. Ne kete kendveshtrim, rritja e shpejte e kredise shton shqetesimet se rreziku i kredise nuk matet sakte dhe as menaxhohet ne menyren e duhur.
Masat e fundit te marra nga Banka Qendrore e Malit te Zi nuk kane pasur ende asnje efekt ne rritjen e kredise, duke rritur nevojen per pershtatjen e nje ligji te ri bankar, qe do te mundesonte nje forcim te mbikeqyrjes se rrezikut.
Sipas FMN-se, masat qe kane filluar te merren nga 1 janari 2008, perfshijne: (1) rritjen e kerkeses per rezerva; (2) kufi per rritjen e kredise nga 30 ne 60% ne vit te huase se portofolit, ne varesi te madhesise se bankes; (3) provizione me te medha per huate e reja; dhe (4) rritje te mjaftueshmerise se kapitalit per bankat me rritje te shpejte kredie. 
Pervoja rajonale ka treguar se masat qe synojne qe te frenojne rritjen e kredise shpesh jane jo efektive dhe kane pasoja te paparashikuara. Kontrollet direkte si p.sh., kufiri i kredise mund te jene ne arbitraritet, pasi produkte te ngjashme mund te ofrohen nepermjet kanaleve jo bankare (p.sh., kompanite e lizingut).
Rruga me e mire shihet marrja e masave me pak shtremberuese, por qe do te rrisnin kujdesin ndaj kredive, duke perfshire dhe huate per shtepi.

Duke bere regjistrin e kredive funksional per bankat dhe ofruesit e tjere te kredise, siç eshte programuar per vitin 2008, mangesia e informacionit te besueshem, duke perfshire ate te auditimit te varfer dhe transparences se pasqyrave financiare, mund te tejkalohet pjeserisht.
Shtimi i sasise e cilesise se informacionit financiar nga klientet e bankave eshte i domosdoshem per te vendosur disipline me te forte ne pjesemarresit e tregut.
Rumani
Lulezim i tregut te pasurise

Transaksionet e pasurise se paluajtshme u rriten me 150% ne vitin 2007, krahasuar me vitin e meparshem, duke e bere Rumanine vendin me lulezimin me te madh te tregut te pasurise ne Ballkan.

Tregu i pasurive te paluajtshme i Rumanise kishte nje vlere prej rreth 2 miliard euro vitin e kaluar, ku pjesa me e madhe e transaksioneve perfshinte shitjen e hapesirave te zyrave ne Bukuresht dhe ne qytete te tjera te vendit, raporton agjencia vendase e lajmeve Mediafax.
Analistet thone se tregu i pasurive te paluajtshme te Rumanise do te vazhdoje tendencen ne rritje, te pakten ne afatin e shkurter. "Tregu i shtepive i Rumanise mund te dyfishohet, duke arritur deri ne 8 miliard euro ne 2009-en", thote Ana Cernat, menaxhere e divizionit te huave per shtepi ne Bancpost.
Por, edhe ne rast se kjo ndodh, huate per shtepi ne Rumani do te mbeten ende shume te uleta ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto, veçanerisht ne krahasim me shumicen e vendeve te Europes Perendimore, shtoi Cernat. Huate per shtepi arriten ne 3.4% te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB) ne nentor 2007.

 

Bosnje-Herzegovine
Mbeshtetje per BE-ne

Sondazhi i fundit i opinionit publik ne Bosnje dhe Herzegovine (BiH) tregon mbeshtetje te larte per anetaresimin perfundimtar te vendit ne BE, por thekson gjithashtu nje mungese te njohurive te fakteve baze dhe detyrimeve qe jane nje parakusht per te hyre ne Bashkim.

Qendra e ish-Studenteve per Studimet Nder-Disiplinore (ACIPS) me baze ne Sarajeve perfundoi kohet e fundit studimin qe tregonte se po te mbahej nje referendum, 79% e shtetasve te BiH do te votonin per anetaresimin ne BE. Ne fakt, 75% jane te pakenaqur qe BiH duket te jete ne nje rruge me te ngadalshme drejt integrimit europian sesa vendet e tjera ne rajon.

Megjithate, vetem 53% e dine se ç'eshte marreveshja e stabilizimit dhe shoqerimit (SAA), qe vendi duhet te nenshkruaje me BE-ne per t'u bere i zgjedhshem per anetaresimin.

 

Maqedoni
Biznes kombetar me salcen

Ajvar eshte nje salce popullore e Europes Juglindore bere nga speca te kuqe dhe patellxhane qe ndryshon pak nga rajoni ne rajon dhe behet tradicionalisht ne vjeshte. Ndersa gjendet ne shume vende, qeveria maqedonase po perpiqet te marre autoresine e prodhimit nen emrin e ri Ajvari Maqedonas, shkruan Zoran Nikolovski per Southeast European Times. Ne qofte se marka e autoresise jepet nga Instituti per Pronen Industriale, marka do te merret ne mbrojtje si nje prodhim me nje origjine gjeografike. Maqedonia do te kerkonte atehere mbrojtje nderkombetare nepermjet marreveshjeve te ndersjellta me vendet importuese, sipas Ministrise se Bujqesise.

"Qeveria maqedonase po perpiqet ta beje ajvarin nje prodhim te njohur ne Bote," tha zedhenesi i qeverise Ivica Boçevski. "Emri do te lejonte qe prodhimi te standardizohej me perberesit dhe pergatitja e tij te renditej ne etiketa. Kjo, nga ana e vet, do te garantonte cilesine dhe konkurrencen ne vend dhe ne tregjet e Botes."

Qeveria ka formuar nje grup pune per te hartuar protokollin e standardizuar per perberesit, receten dhe prodhimin. Prodhuesve do t'u duhet te perputhen me rregullat e ashpra dhe te dergojne mostra ne Fakultetin e Teknologjise dhe Metalurgjise nje here ne vit per kontroll te cilesise.

Autoritetet maqedonase pranojne se ajvari prodhohet ne shume vende nen emra te ndryshem. Megjithate, ne rastin e "Ajvarit Maqedonas", ata pretendojne te kerkojne mbrojtje per nje varietet vendas, tradicional qe ka patur cilesine e tij te verifikuar nga institucione shteterore.

 

Maqedoni
Rritja me e madhe e perdorimit te internetit

Maqedonia ka rritjen me te larte te perdoruesve te internetit midis vendeve te Europes Juglindore, sipas nje analize nga Cullen-International, por megjithate vendi vazhdon te mbetet larg normes mesatare te perdorimit te internetit ne Europe. E njejta analize tregon qe çmimet ne Maqedoni dhe Kroaci jane nder me te lartat ne rajon, ndersa me te lirat jane ne Rumani dhe Turqi.

 

Rajon
Gjermanet i bashkohen
Nabucco-s

Kompania gjermane e gazit natyror RWE u bashkua me tubacionin Nabucco te gazit natyror si partneri i gjashte i projektit. Ceremonia e marreveshjes se nenshkrimit ne Viene u ndoq nga perfaqesuesit e BE-se dhe partneret nga Bullgaria, Rumania, Hungaria, Austria dhe Gjermania. Projekti Nabucco perfshin ndertimin e 3,300 km tubacion qe lidh detin Kaspik, Lindjen e Mesme dhe Egjiptin me tregjet europiane.

 

Maqedoni
Hyjne kroatet e Agrokor

Kompania me e madhe private e Kroacise,  Agrokor Group, po pergatit investimin e saj te pare ne Maqedoni, planifikuar per ne maj te ketij viti. Agrokor do te bleje prodhime bujqesore nga prodhuesit vendas dhe do t'i shperndaje ato ne tregjet e rajonit dhe te Europes Perendimore.

 

Greqi
Rritet fitimi i Bankes se Pireut

Fitimi neto i Bankes se Pireut ka arritur ne 652.6 milion euro ne vitin 2007, me nje rritje prej 50%, ne krahasim me vitin 2006. Huate u rriten me 48%, te udhehequra kryesisht nga rritja e kredise per korporatat. Rritja e depozitave ishte 33%. Treguesi i kthyeshmerise nga kapitalit (RoE) i bankes arriti ne 29.5%, nga 29 ne 2006-ten dhe kthyeshmeria nga aktivet ne 1.68%, si ne vitin 2006.

 

Bullgaria
Euroins ble siguruesin maqedonas

Euroins Insurance Group, nje filial i Eurohold Bulgaria behet kompania e pare qe fut kembet ne tregun maqedonas. Grupi i sigurimeve tha se kishte marre miratimin nga autoritetet rregullatore ne Maqedoni per te blere 83% te Macosped Osiguranje ne nje marreveshje me vlere 7 mln euro, raporton media Dnevnik a.m..

Emri i siguruesit maqedonas do te ndryshohet ne Euroins Macedonia. Marreveshja eshte pjese e strategjise se grupit per te arritur nje pjese tregu prej 5% ne rajonin e Ballkanit.
Levizja tjeter ne tregun maqedonas do te jete blerja ose krijimi i nje njesie te lizingut financiar qe do te integrohet ne Euroins Macedonia.
Drejtori i bordit mbikeqyres se Eurohold, Asen Hristov tha se ata po hyjne ne Maqedoni per shkak te rritjes se shpejte te tregut dhe depertimit te ulet te tregut te sigurimeve. Biseda per blerje po zhvillohen dhe me sigurues te tjere ne tregjet fqinje, tha Hristov.
Macosped Osiguranje renditet siguruesi i gjashte ne Maqedoni, midis 12 aktoreve te tregut. Kompania ka 10 dege rajonale. Euroins Insurance Group ndjek hapat e kompanive te tjera bullgare qe kane investuar ne Maqedoni si First Investment Bank, Central Co-operative Bank, Status Capital dhe Alfa Finance Holding.

 

Rumani
Mercedes-Benz synon te hape fabrike te re

Prodhuesi gjerman i makinave Mercedes-Benz, pjese e Daimler Group, preferon Rumanine ne krahasim me Polonine per te hapur nje njesi te re prodhimi per gjeneraten e ardhshme te klasit A- dhe B-, qe do te perfundojne ne fillim te vitit 2011, raporton Nine o'Clock.
Gjenerata e ardhshme e klasit A- dhe B- pritet te gjalleroje shitjet ne tregun e makinave ne Europen perendimore gjithashtu dhe ne tregjet ne zhvillim.


Slloveni
Triglav, 15% te tregut te sigurimeve ne EJL

Zavarovalnica Triglav, siguruesi me i madh i Sllovenise ka nje pjese tregu prej 15% ne Europen Juglindore, kreu i Triglav, Andrej Kocic tha per shtypin kur prezantoi rezultatet e pakonsoliduara te biznesit per vitin 2007, raporton Slovene Press Agency.

Kocic tha se Triglav eshte grupi me i madh sigurues ne rajon. Atij iu shtuan edhe dy sigurues te rinj vitin e kaluar, Krajina Kopaonik nga Republika e Srpska ne Bosnje-Herzegovine dhe Vardar Osiguranje nga Maqedonia.
Grupi hapi nje kompani per sigurimin e pensioneve ne Serbi dhe nje dege ne Sllovaki. Triglav ishte i pranishem ne Slloveni, Kroaci, Bosnje-Herzegovine, Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Republika Çeke dhe Slovaki.
Kompania baze Zavarovalnica Triglav, mblodhi 707.6 milion euro prime sigurimi ne 2007, nje rritje prej 7% ne krahasim me 2006, ndersa pagoi 367.6 milion euro deme, gjithashtu 7% me shume se ne 2006, tha siguruesi me i madh slloven. Pjesa e tij e tregut ne Slloveni qendroi ne 42.9%.

Kocic tha se kompania pritet qe te zgjerohet me tej ne vitin 2008.

 

 

 




Maqedoni

 

Analistet e pasurise se paluajtshme rralle marrin ne konsiderate politikat e aleancave ushtarake kur marrin ne konsiderate vlerat e pasurive.

 Por, ne Maqedoni, mundesia per te hyre ne NATO i ka bindur ekspertet se çmimet duhet te shkojne lart
Për momentin ka një qetësi në tregun e pasurive të paluajtshme në Maqedoni, thonë ekspertët, shkruan Jane Dimeski për Balkan Insight një publikim ‘on line’ i BIRN. Blerësit dhe shitësit e mundshëm presin nëse SHBA-të dhe partnerët e saj të NATO-s do të zgjedhin të zgjerojnë partneritetin me shtetin e vogël ballkanik brenda tre muajve.

Në prill, kur krerët e NATO-s do të mblidhen në Samitin e 2008-tës në Bukuresht të Rumanisë, Maqedonia mund të marrë ftesën për t’iu bashkuar aleancës, së bashku me Kroacinë dhe Shqipërinë.
Pronarët e apartamenteve dhe godinave të biznesit në Shkup dhe në mbarë vendin po tërheqin pasuritë e tyre nga tregu, duke parashikuar një lulëzim të ri çmimesh, në rast se NATO do të zgjerohet në shtetin e ish Jugosllavisë.
Vitin e fundit, pronarët e pasurisë panë një rritje çmimesh prej 20%, ndonëse çmimet ranë në disa vende ish-komuniste gjatë të njëjtës periudhë. Pak besojnë që potenciali për rritje çmimesh në afatin e shkurtër është ezauruar në Maqedoni.
Ekspertët e tregut shohin një lidhje direkte midis integrimit në aleancën ushtarake dhe potencialit për më shumë rritje. “Aktualisht ne kemi një kërkesë në rritje jo vetëm nga të huajt, por gjithashtu nga klientët vendas,” thotë Milena Miloseska, pronare e Pin-projekt, një agjenci pasurish të patundshme në Shkup.
Mundësia e hyrjes në NATO nuk është faktori i vetëm që ka ndikuar. Një element tjetër që pritet të nxisë rritjen e çmimeve është liberalizimi i përshpejtuar i rregullave për pronësinë e huaj të tokës.
Megjithatë, tendenca reale e çmimeve të pasurisë së paluajtshme vë në dukje se sa kyç është bërë roli i NATO-s në këtë vend dhe në fqinjët e tjerë të Ballkanit. Ndikimi i tij shtrihet përtej çështjeve ushtarake dhe politike, indirekt në çështjet e pronësisë së shtëpisë, vendndodhjes së biznesit dhe aspekte të tjera të ekonomisë, ku kërkesa është e ndjeshme ndaj perceptimit të gjerë të qëndrueshmërisë.
Zoran Ivanovski, një ekonomist në Universitetin Europian, një universitet privat në Shkup, pranon që sektori i pasurive të paluajtshme mund të jetë i pari që do të përfitojë nga anëtarësimi maqedonas në NATO. Duke gjykuar nga përvoja e hyrjes së anëtarëve të tjerë në NATO, duke përfshirë fqinjin Bullgari, i cili me Slloveninë dhe 5 shtete të tjerë iu bashkuan në vitin 2004, ndikimet mund të renditen nga një situatë pozitive për sigurinë e vendit në kërkesa specifike për investime të reja, veçanërisht në ndërtim dhe industritë e lidhura me to.
“Duke qenë një anëtar i NATO-s, vendi do të shihet si me më pak rrezik. Përsa i përket kompanive të huaja, NATO do të garantojë stabilitet ekonomik dhe potencial, çka do t’i bëjë investimet më të sigurta. Kjo do të rrisë interesin në investime dhe kërkesa e shtuar do të rrisë çmimet,” thotë Ivanovski.
Të dhënat e tregut nga Bullgaria në vitin që hyri në NATO, tregojnë që faktori i sigurisë mund të ketë qenë i rëndësishëm. Megjithëse është statistikisht e pamundur të masësh ndikimin e hyrjes në NATO në çmimet e pasurisë në Bullgari, 2004-ra ishte një vit shumë i mbarë atje. Çmimet në tregjet kryesore bullgare si Sofia dhe Varna u dyfishuan.
Gjithsesi, një vend i Maqedonisë në NATO nuk është i garantuar. Problemi me Greqinë për përdorimin e emrit “Maqedoni”, e vë në rrezik vendimin për anëtarësimin për shkak të kundërshtimit të mundshëm të Greqisë.

Rumani
Çmimet e shtëpive do të rriten 30%

Çmimi i apartamenteve të reja në zonat e Tineretului, Titan, Militari, Colentina dhe Berceni do të regjistrojë një rritje domethënëse deri në fund të vitit, me rreth 10-20%, dhe në disa raste edhe 25-30%, sipas konsulentëve nga kompania e pasurive të paluajtshme EuroMetropola, raporton e përditshmja Business Standard.

Për shembull, ndërsa çmimi aktual në Colentina është 1,400-1,800 euro/m2, deri në fund të vitit apartamentet në ndërtesat e reja do të mund të shiten me 1,800-2,500 euro/m2.
Një rritje prej rreth 25% pritet gjithshtu në zonën e Berceni, ku çmimet aktualisht variojnë nga 1,300-1,400 euro/m2, por do të arrijnë në 1,500-1,800 euro/m2,” thotë Valeria Tudor, përfaqësuese e EuroMetropola.

 

Bullgari&Rumani
Korrupsion i lartë

Komisioni Europian (KE) publikoi para pak ditësh raporte të përkohshme mbi përparimin e Bullgarisë dhe Rumanisë, duke përfunduar se asnjë nga vendet nuk ka treguar përparim të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit. Për BE-në, marrja e rezultateve në sistemet gjyqësore të Rumanisë dhe Bullgarisë është një çështje besueshmërie kur vjen puna te zgjerimi i mëtejshëm.

Raporti thoshte se Bullgaria bëri një përparim në fushën e reformës gjyqësore. Megjithatë, sipas zëdhënësit të KE, Mark Grei, shqetësimi ekziston mbi "mungesën e përparimit në korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimit të organizuar". Ai shtoi se "Bullgarisë i duhet të krijojë një ndjekje më të mirë regjistrimi në hetim, ndjekje penale dhe gjykim të këtyre rasteve."

Ndërsa Rumania u kritikua gjithashtu për dështimin në marrjen e masave të forta për të luftuar korrupsionin. Por gjithashtu, ka një organizëm të posaçëm hetimi brenda zyrës së prokurorit, që, sipas raportit të KE-së, "vazhdon të demonstrojë një ndjekje të mirë të regjistrimit në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë."

 
Maqedoni
Pritet rritje e investimeve të huaja

Ministri maqedonas i financave Trajko Slaveski tha në një konferencë në Shkup se vendi do të tërheqë 282 milion euro në investime të huaja në 2008-ën dhe investimet e huaja do të rriten më tej në 329 milion euro në 2009. Norma e inflacionit do të mbetet brenda kufijve të parashikuar nga 2.5 në 3%, shtoi ai.

 
Bosnjë-Hercegovinë
Marrëveshje për energjinë ujore

Qeveria e Republika Srpska dhe firma shtetërore e energjisë Statkraft e Norvegjisë nënshkruan një marrëveshje paraprake për të bashkëpunuar në eksplorimin e potencialit hidroenergjetik të lumit Vrbas. Statkraft do të kryejë së pari një studim fisibiliteti për një hidrocentral në Vrbasin e poshtëm dhe më pas mund të ndërtojë katër hidrocentrale. Investimi total mund të arrijë midis 70 milion dhe 100 milion euro.

 
Rumani
Hyn Google

Google, makina kërkuese kyesore në internet në Botë, ka hapur një degë në Rumani. Dega e quajtur Google Bucharest, do të ofrojë shërbime konsulence dhe do të furnizojë produkte programesh në tregun rumun.

 
Turqi
Hyjnë 3,000 kompani të huaja

Më shumë se 3,000 kompani të huaja u regjistruan në Stamboll vitin e shkuar, njoftoi Dhoma e Tregtisë e Stambollit. Firmat e huaja kanë kontribuar në një hyrje totale të kapitalit prej 233.7 milion euro, deri në 90% më shumë nga 2006, treguan statistikat.

 

Rumani
Hyn Daimler

Daimler group i Gjermanisë do të hapë një fabrikë të pjesëve të makinave në parkun industrial Tetarom III në Juku, Rumani me investim fillestar prej 400 milion euro. Sipas medias vendase, struktura e re e Daimler do të punësojë 4,000 punëtorë.

 
Kroaci
Marrëveshje për çmimet

Çmimet e grurit, qumështit dhe vajit vegjetal në Kroaci do të bien me 8-12% në shkurt, sipas një marrëveshjeje kabineti të arritur me shitësit më të mëdhej ushqimorë në vend. Kryeministri Ivo Sanader konfirmoi marrëveshjen duke thënë se në këmbim, kabineti do të mbajë të pandryshuara çmimet e elektricitetit dhe të gazit natyror për familjet në gjysmën e parë të vitit.

 

Slloveni
Mercator synon tregun bullgar

Kompania sllovene tha se po planifikon të hyjë edhe në tregun shqiptar deri në 2010-tën

Zinxhiri i tregtimit me pakicë, Mercator, po përgatitet të hyjë në tregun bullgar, duke blerë një konkurrent vendas, raporton media Dnevnik, sipas burimeve nga industria.

Kompania sllovene ka programuar takime me partnerët potencialë gjatë kësaj jave. Më shumë detaje rreth zgjerimit të Mercator në Bullgari priten në muajt në vijim.
Zinxhiri i supermarketeve kontrollon 20% të shitjeve me pakicë në Bullgari, sipas të dhënave nga kompania kërkuese e tregut GfK.
Mercator është tashmë aktiv në Kroaci, Bosnjë dhe Herzegovinë dhe Serbi. Në 2007-tën, kompania sllovene tha se po planifikonte të hynte në tregjet e Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi deri në 2010-tën.
Kompania raportoi shitjet e grupit prej 2.1 miliard euro për 2006-tën, me një rritje prej 18% me bazë vjetore. Përsa i përket hyrjes në tregun bullgar, konkurrenti rajonal serb Delta Maxi, tashmë ka futur një këmbë me blerjen e fundit të supermarketit vendas, Piccadilly.

 
Mali i Zi
Lufthansa do të hapë “City Centre”

Shoqëria gjermane e fluturimeve Lufthansa do të hapë “Lufthansa City Centre” (LCC) në Budva të Malit të Zi. LCC përfaqëson një rrjet me më shumë se 580 agjenci turistike në rreth 70 shtete në të gjithë Botën. Sipas opinionit të kompanisë, "Mali i Zi do të jetë në gjendje të paraqesë ofertën turistike në mënyrë më të suksesshme në të gjithë Botën".

LCC International është agjencia më e madhe turistike e llojit të saj, e cila vepron brenda Lufthansa-s. Zyrat e saj janë në Frankfurt. Që prej krijimit në vitin 1991, ajo është bërë zinxhiri me rritjen më të shpejtë të agjencive turistike në vend. Të ardhurat vjetore të rrjetit llogariten në më shumë se 3.7 miliard euro.

 

Rumani
Askar Capital projekt banesash 150 milion euro

Kompania islandeze Askar Capital kohët e fundit ka blerë 4 hektarë tokë në Bukuresht, në të cilën synon të zhvillojë një projekt banimi me vlerë 150 milion euro. Sipas Florin Bancila, menaxherit rumun të Askar Capital, kompania ka një kapital tjetër prej 150 milion euro për projekte të pasurive të paluajtshme. Ndërtimi do të fillojë brenda tre muajve dhe do të zgjasë tre vjet.

Bancila tha se apartamentet do të jenë për familjet me të ardhura mbi mesatare, me të ardhura që variojnë nga EUR 1,000 - EUR 5,000 në muaj. Ai shtoi se Askar Capital do të përqendrohet në pasuritë e paluajtshme dhe planifikon të zgjerohet në qytete të tjera, si Timisoara, Arad ose Constanta.
Vitin e kaluar, kompania njoftoi planet e saj për të filluar ndërtimin e projekteve të pasurive të patundshme me vlerë 340 milion euro. Askar Capital ka zyra në Reykjavik dhe Luxembourg, dhe ka hapur një të tretë në Bukuresht, në mënyrë që të bashkërendojë biznesin në Europën Qendrore.
Kompania zhvillon projekte banimi në SHBA, Francë, Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Askar Capital kontrollohet nga kompania islandeze Avant dhe biznesmenët Gudmundur Arason dhe Gudmundur Olason.
Kompania ka njoftuar plane për të investuar 500 milion euro në pasuritë e paluajtshme gjatë tre viteve të ardhshme. Konkurrentët e tij kryesorë janë kompania izraelite BSG, Globe Trade Centre dhe Baneasa Investments.

 
Bosnjë Hercegovinë
Rriten turistët dimërorë

Sipas të dhënave të fundit nga Departamenti i Statistikës i Bosnje dhe Herzegovinës, më tepër se 100,000 turistë kanë vizituar BiH këtë dimër, 14% rritje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Departamenti i Statistikave i BiH thotë se shumica e turistëve janë nga vendet fqinjë, kryesisht Serbia, Kroacia dhe Sllovenia, por një numër në rritje po udhëtojnë nga Gjermania, Turqia, Italia, Austria dhe Shtetet e Bashkuara.

Disa vendpushime të reja dhe qendra skish janë hapur kohët e fundit, duke ndihmuar në rritjen e kapacitetit të fjetjeve me 12.7% nga 2006. Megjithatë, vendet e vjetra e të provuara të skive po tërheqin gjithashtu turma. Mali Jahorina, një nga vendet kryesore të Olimpiadës Dimërore 1984, ka parë një rritje nga viti në vit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, gjë që është matur me kapacitetin e rritur të qëndrimeve. 


Javen e kaluar bota, sidomos ajo financiare, u trondit prej lajmit te paimagjinueshem qe vinte prej Bankes Societe Generale. 7.1 miliard dollare amerikane te humbura ne banken e dyte ne France, banken qe prej kohesh i joshte klientet me sloganin “Black, red and rising” (“Kuq e zi ne ngritje”). Fajtori i deklaruar deri me tash eshte nje 31 vjeçar punonjes i bankes qe kryente veprime ne tregun e kontratave te se ardhmes (futures). Duke vepruar i vetem ai deklarohet se e mashtroi keqas banken. Nje nga mashtrimet me te medha te historise, deklaruan mediat. “Fajtori” u pushua; e gjithe linja e shefave te tij po ashtu u largua nga banka. Edhe drejtuesi ekzekutiv dha doreheqje e cila nuk u pranua. Te gjithe nxituan te thone se “fajtori” veproi i vetem dhe nderkaq policia ka bastisur banesen e tij dhe zyrat e bankes per te vijuar me hetimet. Dhe ku ndodhi kjo, pikerisht ne banken qe mbahej si krenaria e sistemit bankar francez per teknikat e investimit, te tregtimit dhe te administrimit te rrezikut dhe po ashtu edhe te kontrollit te rrezikut. Si u gjet mashtrimi? Thjesht ne nje fundjave si pasoje e renies se konsiderueshme te tregjeve nderkombetare, renie e cila po vijon pas veshtiresive te krijuara si pasoje e problemeve ne tregun e huave dhene per klientet me rrezik te larte ne SHBA.

Societe Generale nuk eshte aq e panjohur per shqiptaret, jo per faktin se eshte nje banke e madhe europiane, por per faktin se pak muaj me pare bleu nje prej bankave shqiptare me kapital privat vendas. Me te drejte kjo hyrje ne tregun bankar shqiptar u pershendet per te pakten dy arsye: Se pari, tregon se sistemi bankar shqiptar po shfaq cilesi interesante dhe terheqese per banka qe jane lojtare te medha ne tregjet nderkombetare. Se dyti, vleresohet se prania ne Shqiperi e bankave nderkombetare apo europiane qe jane te medha dhe te degjuara kontribuon ne zhvillimin e shpejte te industrise bankare dhe ne qendrueshmerine e tij.

Por ngjarjet e fundit ne tregjet nderkombetare me krizen ne tregun e huave me rrezik, veshtiresite e likuiditetit qe manifestuan tregjet dhe humbjet qofte edhe nga mashtrimi qe po pesojne bankat e medha, duhet t’i vene ne mendime autoritetet rregullatore shqiptare. Eshte koha qe te mendohet me seriozisht dhe te çliruar nga euforia e “bankave me emer” per arkitekturen financiare ne tregun shqiptar. Eshte e qarte qe bankat e medha siç sjellin qendrueshmeri, po aq shpejt mund te sjellin edhe krize si pasoje e ekspozimit ndaj rreziqeve ne vendet e tyre apo tregjet nderkombetare. Tronditjet e tyre edhe nese duket se jane larg Shqiperise, perseri kane efekte qofte edhe anesore per ekonomine shqiptare. Megjithese me integrim relativisht te ulet, tregu bankar shqiptar dhe ai financiar ne teresi nuk i shpeton dot me krizave dhe veshtiresive nderkombetare. Me e pakta qe mund te ndodhe ne rastin konkret eshte zgjatja e periudhes pasive te Bankes Societe Generale ne tregun shqiptar, deri sa te sqarohet se çdo te ngjase me tej me memen e saj ne France.

Pra eshte mese e qarte qe per ekonomi te vogel dhe te brishte, me pak mundesi absorbimi te krizave nuk mjaftojne vetem emrat e medhenj per te siguruar stabilitetin. Arkitektura financiare duhet te kete nje kombinim me optimal midis te medhenjsh dhe te vegjlish, midis kapitalit te huaj dhe atij vendas , qe te sigurohet konkurrence dhe njekohesisht te kete edhe elementet e izolimit te problemeve, ne rast se ato ndodhin. Deri me sot nuk na ka munguar fati dhe sistemi bankar shqiptar nuk ka shfaqur probleme serioze. Edhe ne krizen e piramidave ne nje fare kuptimi ishim me fat pasi nuk u prek sistemi bankar. Prandaj sfida per te ardhmen qendron pikerisht ne pergatitjen e aftesive per te perballuar krizat e sistemit bankar. Dhe per kete duhet menduar qe sot ne kohe “paqeje”. Ketu do te kuptohet aftesia e vertete e autoriteteve rregullatore financiare shqiptare.


 

lajmet shkurt
admin on Wed Feb 6 at 3:37 pm Uhr
  Eagle Mobile
Sinjali me 13 mars

Kompania e trete e telefonise se levizshme “Eagle Mobile” do te leshoje sinjalin e pare me 13 mars. Lajmin e njoftuan burimet zyrtare te kompanise duke lajmeruar se fillimisht sherbimet do te ofrohen ne rajonin Tirane-Durres, duke perfshire edhe Aeroportin “Nene Tereza”. Ndersa gjate periudhes se veres te po ketij viti pritet qe sinjali te ofrohet ne te gjithe vendin. Me shume sesa tarifa me te lira se aktualet, “Eagle Mobile” do te joshe klientet e saj me variacione ne sherbime.

“Teknologjia e larte qe do te perdorim per “Eagle Mobile”, nuk eshte perdorur ende ne shume vende te Europes te cilesuara si te zhvilluara”, tha drejtori i kompanise, Ali Tashken. Telefonat e levizshem te “Eagle Mobile” do te lidhen me internetin e shpejtesise se larte ku do te gjehen videoklipet e preferuara, do te mund te shkarkohen filma, te behen ‘chat’, apo te mund te gjejne lehtesisht te dhenat te cilat nevojiten. Qe nga ditenisja e aktivitetit “Eagle Mobile” po ben pergatitjet per nisjen e sherbimeve te telefonave te levizshem ne fillim te muajit mars.


Energjia berthamore
Brenda vitit gati ligji

Brenda vitit qeveria do te mund te hartoje kuadrin ligjor, i cili i hap rruge ndertimit te centraleve berthamore. Keshilltarja e Kryeministrit, Suzana Guxholli, ka zbardhur ne detaje te gjitha hapat qe po ndermerr qeveria shqiptare per ndertimin e ketyre centraleve berthamore pas interesimit te dy kompanive nderkombetare "Westinghause" dhe "Camozzi". Sipas saj, ne shkurt pritet qe te mberrije ne Tirane drejtori i Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore dhe rruga qe do te ndiqet per ndertimin e tij mund te jete referendumi apo diskutimi masiv. Por ajo qe eshte e sigurt eshte fakti se qeveria do t'i referohet pervojave nderkombetare. “Nje nga pikat qe e nxiti qeverine te mendoje me shpejtesi per ndertimin e centraleve berthamore, ishin pikerisht propozimet e kompanive private nderkombetare, te cilat jane shume te njohura ne kete fushe. Kohet e fundit, qeveria ka pasur kerkesa nga kompania "Westinghause" dhe "Camozzi”, -tha Guxholli.


Biznesi
Epoke ne deklarimin elektronik

Shume prej bizneseve te medha kane preferuar qe deklarimin e TVSH-se ta kryejne nepermjet internetit. Sipas administrates tatimore, mbi 75% e biznesit te madh kane deklaruar ne menyre elektronike TVSH-ne. Deklarimi ne menyre elektronike i takses se TVSH-se do t’i sherbeje permiresimit ne pergjithesi te marredhenieve midis administrates tatimore dhe tatimpaguesve, si dhe do te ndikoje ne reduktimin e kostove administrative te mbledhjes se tatimeve, si per tatimpaguesit, ashtu edhe per administraten tatimore. Per realizimin e ketij projekti, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve eshte mbeshtetur nga Projekti i Marreveshjes se Sfides se Mijevjeçarit per Shqiperine, i cili administrohet nga USAID, i cili ka ofruar sherbimin e deklarimit dhe pageses elektronike te TVSH-se per te gjitha subjektet.


BSH
Leku superior edhe ne vitin 2008

Ecuria e normave te interesit ne tregjet nderkombetare, kryesisht per euron dhe dollarin, duke se do te favorizoje monedhen vendase, lekun, ne kursin e kembimit. Parashikimin ne lidhje me ecurine e kembimit te monedhes kombetare e ka bere Banka e Shqiperise. Edhe per vitin ne vazhdim, ashtu si ne te kaluarin, leku do te vijoje te kete pozita mbiçmuese ne kursin e kembimit. Ne muajin dhjetor 2007, leku, ne terma nominale efektive me baze vjetore rezulton i mbiçmuar me 1.5%.

"Situata e qendrueshme makroekonomike dhe zgjerimi i diferences midis normave te interesit te monedhes vendase dhe atyre te huaja sigurojne mbeshtetje te presioneve mbiçmuese te monedhes vendase", - thuhet ne analizen e autoritetit qendror bankar. Ne terma nominale vjetor efektive, leku rezulton i mbiçmuar me 4.3%.


Kredite
Perurohet regjistri

Banka e Shqiperise ka peruruar nisjen e funksionimit te Regjistrit te Kredive. Ne fakt, ky regjister ka nisur te funksionoje qe me daten 3 janar. Aktualisht, bankat kane hedhur ne regjister portofolin aktiv te kredive si dhe hedhin çdo dite te dhena per kredite e reja. Ne momentin e fillimit te funksionimit “live” te Regjistrit te Kredive, ne te rezultonin 201,729 kredi te regjistruara, si dhe te dhena per kredimarresit, personat e lidhur dhe kolateralet e vena si garanci per kthimin e kredise. Bankat do te ngarkojne çdo dite kredite e reja si dhe do te perditesojne çdo fund muaji statusin e shlyerjes se kredive. Regjistri permban informacione pozitive dhe negative per kredimarresin. Keto te dhena do te ruhen ne regjister per 5 vjet. Perdorimi i historikut te shlyerjes se kredive nga kredi-marresit do t’iu sherbeje bankave ne procesin e vendimmarrjes per dhenien ose jo te kredive te reja duke reduktuar rrezikun e dhenies se kredive te keqija.


Masterat
Perfitojne paga shtese

Pagat shtese qe do te perfitojne punonjesit e administrates qe kane perfunduar mastera jashte shtetit do te jete ne dore te ministrave Genc Pollo e Ridvan Bode. Ne mbledhjen e qeverise jane miratuar tre vendime ku do te percaktohet paga shtese, qe do te marrin disa kategori te punonjesve te administrates. Keshtu, diplomat ‘master’ te nivelit te dyte, te cilat kane nje shtese prej 20 mije lekesh dhe grada shkencore “doktor i shkencave”, i cili ka nje shtese prej 25 mije lekesh, do te vleresohen sipas nje liste qe do te percaktojne Ministria e Arsimit dhe Financave. “Vlerat 20 000 leke per diplomat “master i nivelit te dyte/studime te thelluara pasuniversitare” dhe 25 000 leke per graden shkencore “doktor i shkencave”, do te zbatohen per nepunesit/titullaret, qe i kane perfituar diplomat perkatese ne universitetet, apo shkollat e larta te vendeve te percaktuara sipas listes qe do t’i bashkelidhet udhezimit te perbashket te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Ministrise se Financave dhe Departamentit te Administrates Publike”, thuhet ne nje prej vendimeve te miratuara.

EDHE NJë MUAJ NGA HAPJA E TERMINALIT 5

 

 

Për një muaj, pasagjerët që fluturojnë me "British Airways" do të jenë mes të parëve që do të përjetojnë shërbimet më të fundit të teknologjisë në Terminalin 5. Dizajnuar nga "Richard Rogers Partnership", Terminali 5 është ideuar për të pasur një kombinim perfekt të funksionalitetit me estetikën. Pasagjerët do të përjetojnë një lëvizje shumë praktike nga hyrja, deri te sallat e pritjes.

Nga data 27 mars, pasagjerët do të jenë në gjendje të shijojnë dritën, ambiente të ajrosura dhe moderne, ndërsa do ecin drejt terminalit. Më shumë se 30000 metra katrorë xham i përforcuar është përdorur për të veshur ndërtesën kryesore të terminalit 43 metra të lartë dhe 400 metra të gjatë.

Pasagjerët që do të nisen nga terminali do të gjenden përpara radhëve të shkurtuara të check-in -it dhe përpikmërisë së arritjes së bagazheve dhe kohës së pritjes. Më shumë se 80% e pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet Terminalit 5 pritet të kenë përdorur shërbimet e ofruara nga ba.com, të kenë përdorur po ashtu kioskat e vetëshërbimit për të rezervuar biletat, për të printuar lejet e futjes në avion, si edhe të kenë menaxhuar udhëtimin. Në këtë mënyrë, pasagjerët vijnë në terminal "gati për të udhëtuar" dhe përdorin thjesht vendin e lënies së shpejtë të bagazheve për t‘i ngarkuar ato, të cilat më pas nisin udhëtimin e tyre në sistemin e bagazheve të një teknologjie të përparuar që "British Airways" pret ta përmirësojë ndjeshëm.

Në Terminalin 5 udhëtarët do të kenë më shumë kohë për të bërë gjërat që dëshirojnë dhe klientët që e klasifikojnë të bërit pazar ndër gjërat kryesore të listës së tyre, do ta gjejnë veten në qendrën tregtare aeroportuale më ekskluzive në botë. Hapësira tregtare e aeroportit, me një sipërfaqe prej 1858 m2, do të strehojë 144 dyqane të njohura dhe restorante si: "Tiffany‘s", "Harrods", "Paul Smith", "Mapin and Webb", "Links of London", "Mulberry", "Caviar House and Prunier", "Starbucks" dhe Gordon Ramsey, shefi i kuzhinës me vlerësimin "Michelin", do të hapë restorantin e parë në aeroport.

Terminali, që u shërben ekskluzivisht pasagjerëve të "British Airways", ka po ashtu 6 salla të reja të njohura nga të gjithë si galeritë, të cilat do të vendosin standarde të reja në komoditet dhe luks për klientët e klasave First, Club World, Club Europe, si dhe Gold dhe Silver Executive Club.

Terminali, me një investim prej £4, 3 bilionë do t‘i ofrojë "British Airways"-it mundësi të pakrahasueshme për të modernizuar dhe për të rritur biznesin e vet në Heathrow.

Terminali, i cili do të përdoret ekskluzivisht nga "British Airways", do të jetë në gjendje të trajtojë 30 milionë pasagjerë në vit.


 

KESH, bilanci financiar minus 125 milionë USD

Shkaku: Energjia e shitur, 1.68 lekë më lirë

 

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, ka rezultuar me humbje të konsiderueshme financiare për vitin 2007 në rreth 125 milionë dollarë. Në raportin e fundit ekonomiko-financiar të publikuar ditët e fundit, vihet re se KESH në vitet e kaluara dilte me fitim deri në 68 milionë dollarë (2004), por rezultati i arritur vinte falë shitjes së kilovatit me çmim të përfshirë brenda edhe koston e importit. Ndërsa në vitin 2007, ku gjendja u përkeqësua edhe në drejtim të furnizimit, KESH u përball me çmime të rritura të importit deri në 50 për qind, ndërsa energjia elektrike përfundonte te konsumatori më lirë. Diferenca mes çmimit të energjisë së blerë nga importi dhe asaj të shitur te konsumatori shqiptar, prej rreth 1.68 lekë për kilovat/orë, i solli KESH-it miliona dollarë humbje.

Të dhënat e fundit tregojnë qartë se niveli i arkëtimeve është rritur në 89.5 për qind nga 83.8 për qind që ishte në 2004, ose 61 për qind në vitin 2000. Po ashtu, edhe niveli i humbjeve (teknike dhe vjedhja) që prej viti 2005 ka pësuar rënie, duke arritur në 36.4 për qind nga 40 për qind, ose 44.8 për qind të regjistruar në vitin 2001, si viti me nivelin më të lartë.

Ndërkohë që të dhënat zyrtare të KESH flasin për një rritje të peshës specifike të energjisë te konsumatori privat dhe një ulje të kësaj peshe te konsumatori familjar. Kështu, familjarët në konsumin total të energjisë elektrike zënë një peshë prej 58 për qind nga 66 për qind të vitit 2003, ndërsa konsumatori biznes në vitin 2007 rezulton me një konsum prej rreth 29 për qind nga 10 për qind regjistruar në vitin 2003. Ky rezultat, sipas burimeve zyrtare të KESH, vjen si rrjedhojë e trysnisë së kontrolleve të ushtruara si te konsumatorët, ashtu edhe te punonjësit e korporatës, duke sjellë gjithnjë e më tepër një faturim real të këtyre kategorive.

Për sa u përket shpenzimeve, KESH investon më tepër për blerje të energjisë elektrike, se sa për përmirësimin e infrastrukturës dhe kjo për shkak të rënies së prodhimit si rezultat i thatësirës dhe çmimit të lartë të importit. Kështu, në vitin e kaluar janë shpenzuar për import të energjisë elektrike rreth 250 milionë dollarë nga 40 milionë dollarë për vitin 2006, ndërsa për këtë vit që jemi, KESH parashikon të shpenzojë më pak, rreth 240 milionë dollarë. Gradualisht, me rritjen e shpenzimeve për import të energjisë është rritur edhe zëri i shpenzimeve të tjera, si investime, të cilat në 2007 regjistruan nivelin 151 milionë dollarë, ndërsa në 2008 parashikohen rreth 180 milionë dollarë investime, kjo për shkak edhe të rritjes së çmimit të energjisë elektrike që do t‘i faturohet konsumatorit, duke nisur nga dita e nesërme.


 

Mafia ka prekur tregun e miellit

Ministria e Bujqësisë: S‘ka arsye për rritje çmimesh

 

Segmentet mafioze në tregun e miellit dhe drithërave, pasi ndikuan vetëm për një javë ta pështjellonin situatën me rritje artificiale çmimesh, morën përgjigjen nga rregullat e tregut. Kështu e cilëson Ministria e Bujqësisë situatën e krijuar në muajt e parë të vitit 2008, shkaqet e së cilës sollën rritje të çmimeve për artikujt kryesorë të shportës së konsumit, kryesisht buka. "Sot konstatohet një përfundim i verifikuar se në Shqipëri nuk është shqetësimi i parë rritja e çmimit të grurit, por financimi e sponsorizimi i panikut të bukës e të çmimeve në përgjithësi", tha zëdhënësi i ministrisë. Sipas tij, nga blerja e grurit për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2007, prej të dhënave të tregtisë së jashtme, rezulton se janë blerë gjithsej 292283 tonë me çmim 258 dollarë për ton. Ndërsa burimet zyrtare në dogana deklarojnë se nga nëntori 2007 nuk rezulton import ië grurit me çmim më të rritur. Kjo shihet te referencat për vendet ku furnizohemi si: Argjentina me 320 dollarë/ton, Rusia me 315 dollarë/ton, ndërsa gruri që importohet nga vendet e BE-së ka referencë 285 dollarë/ton. Nisur nga konjukturat e tregut të drithërave, edhe fermerët tanë në këtë vjeshtë e kanë shtuar sipërfaqen e mbjellë me grurë në masën 15%.


 

Tregtia e jashtme, 2008-ta vazhdon "të flasë" për importet

Janari regjistron një deficit tregtar prej 220 milionë dollarësh

 

Pavarësisht politikave të ndjekura nga qeveria për lehtësi të procedurave doganore, në interes të biznesit shqiptar, bilanci i tregtisë së jashtme vazhdon të anojë nga importet. Raporti i Institut të Statistikave, INSTAT, paraqet të dhënat e muajit janar 2008, se deficiti tregtar i këtij muaji është rreth 220 milionë dollarë. Shifrat flasin për një rënie prej 21.9 për qind të deficitit krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 24 për qind krahasuar me janarin 2007. Kështu, në muajin janar, eksportet prekën shifrën e rreth 75 milionë dollarë mallra, me një rritje prej 11.9 për qind në krahasim me muajin dhjetor të 2007, dhe rritje me 11.6 për qind në krahasim me muajin janar 2007. Ndërsa importet kanë regjistruar shifrën e rreth 300 milionë dollarë mallra, me një rritje 20.6 për qind në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar dhe rënie 15.4 për qind në krahasim me muajin dhjetor 2007.

Si gjithnjë, tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri vendin e parë, me 65.3 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Kështu, me Italinë eksporti është 83.4 për qind dhe importi 44.2 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 9.6 për qind dhe importi 27 për qind. Nga tabela me të dhëna duket se partnerët tanë tregtarë, me të cilët eksporti dhe importi janë rritur, janë: për eksportin, Italia, Gjermania, Austria etj., ndërsa për importin, Kroacia, Zvicra etj.

Në rritjen e nivelit të importit kanë ndikuar ndjeshëm mallrat e akcizës dhe si gjithnjë peshën kryesore e zë karburanti, që për janarin regjistroi shifrën e 84.3 për qind. Kështu, në total importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 27 milionë dollarë, duke zënë 8.6 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me janarin 2007, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 1%

 
  61493 visitors  
 
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente