Ekonomia shqiptare
LAJME NGA VENDI

Lejet
Ndertuesit "Ok" me qeverine

Burokracite e shumta ne marrjen e lejeve te ndertimit kane bere qe Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise te mbeshtese ne thelb projektligjin e ri te qeverise per urbanistiken. Tashme, me projektligjin e ri Ministria e Transportit ka vendosur te zhbllokoje dhenien e lejeve te ndertimit nga ana e pushtetit vendor si dhe te detyroje keta te fundit qe te perfundojne planet urbanistike per te gjitha zonat.

Shoqata e Ndertuesve Shqiptare perveç se ka mbeshtetur projektligjin e ri te qeverise do te paraqese verejtjet dhe propozimet e veta. Megjithate, ndertuesit tregohen te kujdesshem ne deklaraten e tyre ne vleresimin e ketij projekti, pasi sipas tyre nga praktika e deritanishme kane pare, qe variantet perfundimtare ndryshojne ne elemente thelbesore duke ndryshuar gjithe konceptin e projekteve fillestare.

Sektori minerar
Italianet kerkojne burime te reja

Investimi ne sektorin minerar ka terhequr vemendjen e investitoreve italiane, te cilet ne bashkepunim dhe me biznesin vendas kerkojne te perfshihen ne zonat qe jane ende te pazbuluara. Drejtori i Institutit Italian per Tregtine, ICE, Francesco Vitulli, u shpreh se Italia eshte shume e angazhuar ne zhvillimin e ekonomise shqiptare permes bashkepunimit per terheqjen e investimeve italiane si dhe zhvillimin e aktiviteteve dhe konsolidimin e shkembimeve tregtare. Me shume interesi eshte ne zhvillimin e sektorit te nentokes, i cili po behet gjithmone e me shume terheqes per investime te reja, pasi zona te ndryshme mineralmbajtese, jane ende te pazbuluara dhe te pakerkuara, pasi vlerat financiare te kerkimit, zbulimit dhe nxjerrjes, jane te larta. Ne baze te nje studimi te "Albinvest", perpunimi i thelle i mineraleve ne vend perben nje nga fushat me interes, per thithjen e investimeve te huaja, krahas rezervave ende te pazbuluara, veçanerisht te depozitave te mineraleve fosfatike dhe boksiteve.

Durres-Kukes
tuneli gati ne qershor 2009

Punimet ne aksin me te veshtire te rruges Durres-Kukes, Rreshen-Kalimash do te perfundojne sipas parashikimeve fillestare, qe perkojne me qershorin 2009. Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi inspektoi punimet ne segmentin e rruges Rreshen-Kalimash. Ai garantoi se, me ritmet e shtuara te punes kjo rruge do te perfundoje sipas parashikimit. Segmenti Rreshen-Kalimash po ndertohet nga kompania Bechtel-Enka, e cila po punon ne te gjithe gjatesine e rruges, 60 km. Puna vazhdon ne te 27 urat, ku 8 prej tyre kane perfunduar dhe ato tashme perdoren nga mjetet e kompanise per te lehtesuar trafikun. Jane ndertuar bazamentet dhe kembet mbajtese edhe per 15 ura te tjera. Ne 23 shtator ka filluar vendosja e trareve ne uren me te larte ne kete aks, 80 metra, e cila planifikohet te mbaroje ne fund te ketij muaji. Ne fund te muajit shtator, ka perfunduar asfaltimi ne nje seksion prove, ne afersi te portalit verior te tunelit.

Doganat
92 milion leke gjoba per kontrabandistet

Vetem per dy jave kontrolle intensive, doganat kane vendosur 92 milion leke gjoba. Sipas burimeve ne dogana, grupet e antikontrabandes prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, kane ushtruar kontroll ne te gjitha pikat doganore ne vend per periudhen 1 deri ne 13 tetor 2008 duke vendosur penalitete. Gjate kontrolleve ka rezultuar se, subjektet kane pasur shmangie ne vlere dhe sasi te mallit, ne ndryshim me faturat e paraqitura ne dogane. Gjate kontrolleve te antikontrabandes, per te njejten periudhe jane gjetur edhe sasi te konsiderueshme mall te padeklaruar. Gjithashtu jane sekuestruar edhe 677 steka cigare te markave te ndryshme kryesisht Marlboro, te ndodhura ne bagazhet e automjeteve, mall i cili tentohej te futej kontrabande si dhe 100 kg kafe. Gjate periudhes janar-gusht doganat kane arritur rezultate pozitive ne zhdoganimin e mallrave te akcizes, me nje rritje 26% me shume se periudha janar-gusht 2007 per artikullin cigare.

Energjia
Çmimi do rritet serish

Pavaresisht deklaratave se privatizimi i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSSH) se energjise nuk do te ndikoje ne rritjen e çmimit te energjise elektrike, duket se do te ndodhe krejt e kunderta. Nje nder kerkesat kryesore te kompanive qe kane kaluar fazen parakualifikuese per privatizimin e OSSH-se, ka qene pikerisht rritja e çmimit te energjise per te justifikuar investimet. Por nga ana tjeter qeveria e ka gati skemen, qe do te mbroje shtresat e varfra dhe ato ne nevoje nga kjo rritje. Me mbylljen e procesit te privatizimit te OSSH-se ne shtator, Ministria e Ekonomise dhe Enti Rregullator i Energjise do te nisin bisedimet me kompanine fituese per çmimin e ri te energjise qe do te zbatohet per konsumatoret shqiptare. Kreu i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, deklaroi se "ne lidhje me mundesine e rritjes se tarifave, investitori do te dije nese qeveria e ka ne vetvete parashikuar mundesine e mbrojtjes se kategorive me ne nevoje dhe me te varfra te konsumatoreve". Ne kuader te ketij procesi, pra rritjes se tarifave te energjise, si dhe privatizimit te OSSH-se, Ruli vuri theksin ne faktin se ndihma dhe asistenca e qeverise do te jete strategjike, pasi qeveria ka interes te shohe nje sistem energjetik sa me eficent dhe per kete arsye do t'i ofroje investitorit gjithçka per te realizuar kete eficence.

Regjistrohen 110 mije biznese
Ruli: U thjeshtuan procedurat

Qendra Kombetare per Regjistrimin e biznesit ka kryer analizen 6-mujore te punes se saj. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes Genc Ruli u shpreh se, kalimi i regjistrimit te biznesit nga procedura gjyqesore ne ate administrative dhe ulja e kontakteve mes biznesit dhe shtetit jane ato, qe permiresojne klimen e biznesit. "Procedurat e regjistrimit te QKR-se kane thjeshtuar dhe reduktuar dukshem koston e sherbimeve per regjistrimin e biznesit, duke reduktuar ne nje dite te vetme periudhen e nevojshme per te regjistruar nje biznes te ri dhe per te bere ndryshime ne informacionin per kompanine e regjistruar", ka thene ministrti. Sipas tij, QKR-se iu deshen 6 muaj te rregullonte ate çka ishte bere mbrapsht ne regjistrimin e shoqerive tregtare shqiptare per 14 vjet, per arsye se trashegoi nje arkive te tere dokumentare, nga te gjitha gjykatat e vendit me te gjitha problematikat ne keto dosje. Nga ana tjeter, ministri Ruli kerkoi nga administrata qe te intensifikohej bashkepunimi me pushtetin vendor per te bere te mundur, qe jo vetem ne dy prej qyteteve kryesore te shenohen nivele rekord ne rajon, persa i perket regjistrimit te biznesit, por mundesisht ky regjistrim te shtrihet ne te gjitha qytetet. Nderkaq, sipas te dhenave zyrtare numri i bizneseve te regjistruar arrin ne 110 mije.

Regjistrimi
Gjysma e makinave dalin nga qarkullimi

Gati gjysma e automjeteve, qe jane te regjistruara prane Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor (DPSHTRR), do te dalin nga qarkullimi. Sipas te dhenave zyrtare, gati 45 per qind e makinave qe figurojne ne arkivin e kesaj drejtorie, nuk kane paguar taksen e qarkullimit vjetor dhe te regjistrimit te pervitshem te automjeteve. Ajo çka bie ne sy eshte fakti se pjesa me e madhe e ketyre automjeteve jane te targetuara para vitit ’99. Mospagesa e taksave ka ndodhur per disa arsye. Se pari, taksen e qarkullimit vjetor e paguajne vetem mjetet rrugore qe qarkullojne, pra ato mjete qe paraqiten per kontroll teknik vjetor ne DPSHTRR. Por te dhenat tregojne se diferenca e inventarit te mjeteve rrugore qe qarkullojne, me ato qe jane te regjistruara eshte e konsiderueshme dhe vjen si rezultat i mosçregjistrimit te tyre nga arkivat e DPSHTRR-se. Mjetet, te cilat jane targetuar para vitit ‘99 perbejne perqindjen me te madhe te atyre qe nuk kane paguar taksat. Perballe nje situate tille qeveria ka vendosur qe te fale detyrimet e prapambetura te takses vjetore te qarkullimit rrugor, te mjeteve dhe te takses se regjistrimit te pervitshem te tyre. Nje vendim i tille pritet qe te ngjalle interesin e pronareve te ketyre automjeteve, qe te paraqiten prane Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor, qe te bejne çregjistrimin e mjetit te tyre, nese e kane jashte qarkullimit apo te paguajne taksat per vitet 2006, 2007, 2008 per mjetet qe jane ne gjendje pune dhe qarkullojne.

Investimet e huaja
Ulen ne 2008-en

Kete vit investimet e huaja direkte do te jene me te uleta se ato te nje viti me pare.

Sipas parashikimeve te kryera nga ekspertet e qeverise, ne projektbuxhetin e ketij viti parashikohet qe fluksi i investimeve te huaja direkte te jete 312.5 milione euro. E thene ndryshe, investimet e huaja direkte do te jene 3.5% e Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB). Ky eshte i pari vit qe nga qeverisja e demokrateve qe qeveria parashikon uljen e fluksit te investimeve te huaja direkte. Nje parashikim i tille behet ne nje kohe kur drejtuesit e qeverise ftojne sipermarresit e huaj qe te investojne ne Shqiperi. Jo pak here zyrtare te larte te qeverise kane deklaruar se, vendi yne ka nje klime te favorshme per sa i perket investimeve te huaja, sidomos ne disa sektore te veçante te ekonomise si turizmi, energjitika etj. Por pavaresisht ketyre deklaratave te zyrtareve te qeverise, te dhenat tregojne nje tjeter realitet. Investimet e huaja direkte kete vit do te jene me te uleta se ne 2007, ku investimet e huaja direkte arriten shifren e 452.3 milione eurove ose 5.7% e PBB-se.

Comments on this page:
Comment posted by KennSaipsy, 15/05/2017, alle 08:20 (UTC):
Cheapest Dutasteride Cheap Viagra Uk Next Day Delivery Avana Pills Deltasone Wiki Europharmacy viagra Tadalafil 20mg India Canadian Drug Plans Feline Kitten Amoxicillin Doseage Ce Que Priligy 30mg Amoxil Clavulonic Acid Levitra Conditionnement

Comment posted by DavFoers, 09/05/2017, alle 12:22 (UTC):
Fabricant Baclofene Propecia Crisis De Pelo Cialis Generico Spedizione Veloce Azithromycin Part Of Keflex Family Comprare Viagra Generico viagra Propecia Success The Bald Truth Viagra 25mg Vs 50mg Oral Amoxicillin Versus Oral Penicillin Viagra Cialis Einnahme

Comment posted by Francsquanna, 06/05/2017, alle 12:16 (UTC):
Cytotec Pour Methergin Levitra El Mejor Cialis Lily Brand Soft Tabs Venta De Cialis Professional Cephalexin Canine Information Amoxicilina Antibiotic viagra Cialis Autentico Effects Of Amoxicillin With Alcohol

Comment posted by Servicedbg, 30/03/2017, alle 17:37 (UTC):
Доброго времени суток товарищи!
Наша организация занимается свыше 10 лет ремонтом и обслуживанием оргтехники в городе Минске.Основные направления и виды нашей деятельности:

1)Заправка и восстановление картриджей

2)Ремонт и сервис оргтехники

3)Ремонт и настройка компьютеров и ноутбуков

4)SEO продвижение сайтов

5)Разработка сайтов
Всегда рады помочь Вам!С уважением,ЧУП ТЕХНОСЕРВИС ВИКТОРИЯ.
заправка картридж 725 цена
заправка картриджей минск на козлова
заправка картриджа canon mf211
раскрутка сайта интернет реклама
ремонт ноутбуков тошиба

Comment posted by Terryfex, 30/03/2017, alle 11:43 (UTC):
Free Brisbane Sex Personals

Dating Relationship Love

Five Best Online Dating Sites

Sex Dating Delight

http://adultdatingbrisbane.com/
http://datingice.com/
http://rhdating.com/
http://sexdatingdelight.com/

Comment posted by bzzydk, 27/03/2017, alle 08:46 (UTC):
A Republican Layout repayment in home-coming reciprocity Medicare Gets a Increase

Add comment to this page:
Your Name:
Your Message:

49770 visitors

=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=