Ekonomia shqiptare
  LAJME NGA RAJONI
 


Kosova
Pasuria e paluajtshme e preferuar

Pasuria e paluajtshme mbetet investimi me terheqes ne Kosove. Sipas agjencive te pasurive te paluajtshme, vlera e shtepive, tokes dhe apartamenteve po rritet me shpejtesi edhe pse jo te gjitha permbushin kushtet e pershtatshme te infrastruktures per te jetuar.

Muhamet Gashi, zedhenes i keshillit bashkiak te Prishtines tha per gazeten Koha Ditore se bashkia e Prishtines mund te garantoje vetem standardet teknike, nese ndertesat kane marre licence.
“Ne jemi ne proces te licencimit te te gjitha ndertesave qe plotesojne kushtet teknike dhe standardet urbane te jeteses. Ne kete menyre, njerezit mund te besojne ne cilesine e apartamenteve qe blejne,” thote Gashi.
Megjithate, firma joligjore ndertimi po i joshin konsumatoret me çmime me te uleta. Sipas agjenteve te pasurise se paluajtshme, qe nga fundi i luftes, çmimi i apartamenteve dhe shtepive eshte rritur me 100%, ndersa çmimi i tokave eshte rritur me rreth 300%.
Rritja me e larte ka qene ne apartamentet dhe ndertesat e qendres se Prishtines, ndersa çmimet e pasurive te paluajtshme ne periferi nuk kane shenuar ndonje ndryshim domethenes.
Aktualisht, çmimet per apartamentet e reja per meter katror jane midis 800 dhe 1000 euro. Nderkohe, çmimet per apartamentet dhe shtepite ne periferi jane midis 700 dhe 800 euro per meter katror.
Nga ana tjeter, çmimet per apartamentet e ndertuara ne menyre ilegale jane 500-700 euro/m2, ne menyre te konsiderueshme me lire se ndertesat e ngritura me licence.
Zyrtare te institucioneve te Kosoves thone se ata po perpiqen te zbatojne standarde europiane te ndertimit. Gjithsesi, ndersa ata jane ende ne proces te zbatimit te ketyre rregullave, ndertesat ilegale vazhdojne te rrisin te ardhurat.
<!--[if !supportLineBreakNewLine]--><!--[endif]-->

Turqi
Rishikohet ne ulje rritja ekonomike

Projekti i buxhetit te vitit 2009 i Turqise parashikon nje rritje te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB) prej 4% nga 5% me pare. Nderkaq, objektivi per inflacionin e fundvitit ka mbetur ne 7.5%. Shpenzimet totale rriten ne 262 miliard TRY, 1.1% me te larta sesa parashikohej ne programin afatmesem fiskal.

Te ardhurat pritet te rriten ne 245 miliard TRY, duke e çuar deficitin e buxhetit 2009 ne 17 miliard TRY, 5.5% me te ulet se objektivi i vitit 2008.

Projekti i buxhetit parashikon te ardhura nga taksat ne 200 miliard TRY, 17% me te larta se objektivi i buxhetit te meparshem.

Rritja ekonomike e Turqise ka qene ne nje mesatare prej 7% ne pese vitet e fundit.

Ministrat e ekonomise kane hedhur poshte kerkesat per nje ulje te investimeve dhe jane zotuar per nje rritje te investimeve per 2009-en, kur Turqia do te mbaje zgjedhjet vendore.

Rumani
Lukoil Rom parashkon ulje te fitimeve

Lukoil Romania, dege e grupit rus Lukoil, parashikon fitimin operativ ne ulje me 7% ne  56 milion EUR ne 2008-en, te ndikuar ngushtesisht nga kriza financiare globale, tha drejtori i pergjithshem i kompanise, Constantin Tampiza, raporton Busines Standard. Gjithsesi, Lukoil pret qe xhiro e vitit 2008 te qendroje ne 1.7 miliard EUR, ne rritje me 30% ne krahasim me vitin e kaluar, si rrjedhoje e çmimeve me te larta te naftes, shtoi Tampiza.

Kompania, e cila eshte nje nga shperndaresit me te medhenj te karburanteve ne vend, pret nje renie prej 25% ne fitimet neto ne 9 muajt e vitit, tha Tampiza.
Ai theksoi se kompania i kishte permbushur planet e veta te investimeve, pasi kishte siguruar nje pjese tregu prej 25%.

Bullgari
Kriza financiare ul IHD-te me 8%

Investimet e Huaja Direkte (IHD) te Bullgarise jane ulur me rreth 7-8% qe nga fillimi i krizes globale financiare, tha Georgi Ganev, drejtor i Qendres per Strategjite Liberale. IHD-te e Bullgarise u llogariten ne 62.5% te deficitit te llogarive korente. Ne 8 muajt e pare te vitit, IHD-te e vendit arriten ne 3 miliard EUR ose 8.8% te PBB-se se parashikuar.

Turqi
Do te hiqet taksa per fitimet kapitale

Qeveria turke planifikon te heqe tatimin prej 10% per te ardhurat nga bonot e thesarit dhe letrat e tjera me vlere per investitoret vendes.

Per me teper, ministri i Financave turke Kemal Unakitan po merr ne konsiderate pagimin e gjysmes se interesave per huate bankare, qe u jane dhene bizneseve te vogla dhe te medha.

Ekonomia e Turqise po perballet me nje ngadalesim te larte ne krahasim me rritjen e shpejte te viteve te fundit, dhe tregjet e aksioneve kane rene me gati 50% si rrjedhoje e krizes financiare globale.

Bosnje Herzegovine
Renie drastike e kerkeses per pasuri te paluajtshme

Sektori i pasurive te paluajtshme ne Bosnje po jeton nje periudhe shume te veshtire: kerkesa eshte ne renie drastike, per shkak se qyetetaret boshnjake po stepen te blejne ne keto momente si rrjedhoje e çmimeve te larta dhe krizes financiare qe po kalon ekonomia boterore.

"Por, ne muajt e fundit, pavaresisht renies se kerkeses, çmimet kane mbetur te ngritura", konfirmon drejtori i agjencise se pasurive te paluajtshme, Sigenx Spaho Ljajić. Çmimet ishin rritur si pasoje e kerkeses se forte te viteve te fundit, qe nga ana e saj ka prodhuar nje faze te forte zgjerimi ne sektorin e ndertimit, ne menyre te veçante ne kryeqytetin e Sarajeves dhe ne Zenica. Pavaresisht se bankat po vazhdojne te ofrojne kredi me kushte te pershtatshme, veshtiresite e tregut te punes dhe pagat e uleta i pengojne boshnjaket t’u drejtohen financimeve bankare. "Ne muajt e fundit kerkesa ka rene me 40-50%", thote Branko Blagojević, drejtor i agjencise se pasurive te paluajtshme, Braneli.
Persa i perket kostove, Zenica mbetet qyteti me pak i shtrenjte ne blerjen e pasurive te paluajtshme me 1,100-1,700 marka te konvertueshme (1 euro=1.95 marka boshnjake) per meter katror. Ne Mostar, nje ndertese e re kushton nga 2,500 - 3.000 KM. Ne Sarajeve jane çmimet me te larta, qe arrijne 4,000 KM ne qender, 2,300 – 3,000 KM ne zonat gjysme qendrore dhe 1,500 – 1,700 KM ne zonat periferike urbane.

Serbi
IKEA, 1 mld EUR per prodhimin e mobilieve

Prodhuesi suedez i mobilieve, IKEA eshte gati te investoje 1 mld EUR per hapjen e 5 pikave te shitjes dhe nje stabilimenti prodhues ne Serbi brenda vitit 2015.

IKEA ka interes per qytetet me te medha, si kryeqyteti Beograd ku synon te hape dy qendra, por edhe ne Novi Sad, Nis e Cacak. Gjithsesi, investimi i prodhuesit suedez eshte i kushtezuar nga fakti se shteti do te marre ne konsiderate lehtesite fiskale. IKEA do te investoje 650-800 mln EUR ne prodhimin e mobilieve ne Serbi, ku do te krijoje 7500 vende te reja pune. Shoqeria nder te tjera synon te investoje 225-250 mln EUR ne 5 qendra te shitjes me pakice ne vend. Dyqani i pare i IKEA do te hapet ne Beograd ne vitin 2011; grupi eshte shitesi me i madh boteror i mobilieve dhe zoteron 253 dyqane.

Rumani
Garanci per depozitat deri ne 50,000 euro

Rumania do te zbatoje 50,000 euro garanci shteterore per te gjitha depozitat private ne bankat vendase, tha Mugur Isaresku, Guvernator i Bankes Kombetare te Rumanise. Garancia e depozites bankare do te ngrihet nga 20,000 euro qe eshte tani, ne pergjigje te krizes financiare globale.

Bullgari
Hapet centrali termik

Kryeministri bullgar Sergej Stanishev hapi zyrtarisht ne 13 tetor njesine 3 te rinovuar ne centralin termik Marica Iztok 2. Njesia 4 e centralit do te nise punen deri nga fundi i vitit 2008, pas rinovimeve, ne qofte se arrihet parashikimi. Te dy njesite se bashku do te japin nje shtese 350 MW ndaj rrjetit te energjise se vendit, tha Stanishev.

Turqi
105 avione nga Turkish Airlines

Fluturuesi kombetar turk Turkish Airlines nisi nje tender per te blere 105 aeroplane duke perfshire opsionin per 30 prej tyre deri ne 2023, njoftoi kompania. Kompania tha se ajo ftoi Boeing dhe Airbus te konkurrojne.

Bosnje Herzegovine

Operatori i sherbimit postar te Republika Srpska, Poste Srpske njoftoi se do te ngreje nje banke te veten dhe ka bere nje kerkese per Agjencine e Bankave te BE. Banka duhet te nise operacionet financiare vitin tjeter. Projekti parashikon qe Poste Srpske do te mbaje shumicen e pronesise per se paku pese vjet, duke ofruar nje pakete pakice per publikun.



 

Serbi
Dilemat e Serbisë

Per Serbine, zbatimi i marreveshjes se energjise me Rusine varet nga shpejtesia e integrimit te Serbise me Bashkimin Europian (BE), thone ekspertet e energjise, nderkohe qe Serbia nuk ka plane per te kundervepruar ndaj krizes globale te energjise. Ekspertet e energjise, duke folur per B92, fajesuan per kete monopolet shteterore dhe marreveshjet e brendshme midis paleve.

Ata paralajmerojne se Serbia ka nevoje ne menyre urgjente te ndermarre masa, se pari te mbaje nen fre rritjen e çmimeve te energjise, dhe se dyti, te parandaloje problemet me furnizimin me energji dhe karburante.

Per te zgjidhur nevojat per energji te Serbise deri tani qeveria eshte mjaftuar me marreveshje strategjike. Jane duke u zhvilluar bisedime me Rusine. Marreveshja, qe duhet ende te ratifikohet ne kuvend eshte nje parakusht per mbylljen e nje kontrate energjie.

Milan Simurdić, nje ekspert ne sigurimin e energjise, pohon se Rusia po kushtezon zbatimin e marreveshjes me Serbine per shpejtesine e anetaresimit te Serbise ne Bashkimin Europian.

Kerkesa per energji ne Serbi po rritet me nje ritem prej 6% ne vit. Pa ndertimin e nje njesie te re prodhimi energjie, Serbia do te perballet se shpejti me kufizime.

Ne te njejten kohe, sektori i energjise eshte sujekt i pazareve midis partive, thote Sijka Pištolova, kryeredaktor i revistes “Energy Observer”.

Republik Srpska (RS) po nderton nje hidrocentral me shpejtesi. Nje ligj per energjine eshte pershtatur ne Serbi, por ne 4 vjet te ekzistences se tij, nuk eshte miratuar asnje akt nenligjor qe do t’u mundesonte kompanive private te prodhonin energji ekologjike apo alternative.

Konsulenti i energjise Zorana Mihajlović-Milanović beson se kjo eshte rrjedhoje e fuqise se nje monopoli qe po dikton çmime te larta.

Ekspertet paralajmerojne se Serbia nuk mund ta izoloje vetveten nga tendencat ekonomike boterore, dhe se çdo levizje ne tregun nderkombetar ka ndikim ne çmimet ne Serbi. Per kete arsye, planifikimi afatgjate i energjise duhet te jete nje prioritet per çdo qeveri.

 

Prioritet dhe eksportet e edukimi

Eksportet e Serbise jane nder me te uletat ne Ballkan, dhe nje rritje duhet te jete prioritet, thote nje raport i Bankes Boterore.

Rritja e eksporteve duhet te vije duke u bazuar ne nje fuqi punetore te kualifikuar, thote raporti i Bankes Boterore per integrimin e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian.

Autori i dokumentit, Sanjay Kathuria, qe eshte nje ekonomist i njohur ne kete institucion financiar, thekson se eksportet e mallrave dhe sherbimeve nga Serbia arriten ne vitin 2006 ne vetem 27% te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB), ndersa per te njejten periudhe ato ishin 45% te PBB-se kroate dhe ne Sllovaki kjo shifer e kalon 80%.

Kathuria theksoi se investimet permes privatizimit dominojne ne Europen Juglindore, ne vend te atyre te gjelbera.

Strategjia ekonomike e Serbise dhe gjithashtu e vendeve te tjera ne rajon, duhet te perqendrohet ne zhvillimin e kapitalit njerezor, reforme dhe promovim i edukimit dhe produkte me nivel me te larte perpunimi, tha ai.

Kathuria theksoi gjithashtu nevojen per nje integrim me te madh te vendeve te Ballkanit Perendimor, ne menyre qe keto tregje te mund te behen konkurrues, dhe ne menyre qe te permiresohet cilesia dhe te reduktohen çmimet e mallrave dhe sherbimeve, çka do te ndihmonte per nje integrim me te shpejte ne BE.

Rajoni duhet gjithashtu te arrije nje marreveshje per levizjen e lire te fuqise punetore, tha Kathuria, dhe sugjeroi qe kjo te behet fillimisht ne baza dypaleshe, e shoqeruar nga marreveshje dypaleshe, qe do te njohin kualifikimet profesionale.

 

Rumani
Leu, monedha me e ndikuar nga kriza nderkombetare

Leu rumun eshte monedha qe eshte ndikuar me shume nga kriza financiare nderkombetare, tha ne nje raport agjencia e renditjes Coface. "Leu eshte nje nga monedhat me pak te qendrueshme ne rajon ne baze afatshkurter ", sipas analisteve te Coface.

''Rumania, se bashku me shtete si Lituania, Bullgaria, Hungaria dhe Turqia konsiderohen si shtete te “brishta”. Megjithate, niveli aktual i leu-t konsiderohet me i qendrueshem se nivelet e larta te vitit te kaluar,'' tha raporti i Coface.
"Per ekonomite ne zhvillim, sfida kryesore eshte lufta kunder inflacionit, pasi shtrenjtimi i çmimeve shtyn pershtatjen e monedhes euro nga vendet qe hyne ne BE midis viteve 2004 dhe 2007", theksuan me tej analistet e Coface.

Rumani
Rritja me e larte e bankave

Rumania do te arrije nje rritje rekord prej 23% ne njesite e reja bankare deri ne 2010, duke shenuar rritjen me te larte midis vendeve te Europes Qendrore dhe Lindore, tha grupi UniCredit ne nje raport. Huate do te rriten ne nje norme vjetore prej 25.3% deri ne 2010, me huate ‘retail’ qe do te rriten me 30.2% dhe huate korporative me 18.5%, tha raporti i UniCredit. Rritja vjetore e vlerave te depozitave do te qendroje ne 19.6% ne tre vitet ne vijim, sipas analisteve te UniCredit.

UniCredit planifikon te perqendrohet ne tregjet e Europes Qendrore e Lindore (EQL) ne vitet ne vijim. ''Ne tre vitet ne vijim ne synojme te kemi nje rritje vjetore prej 19.3%. Rajoni i EQL-se mbetet zona kryesore e perqendrimit tone, ku do te hapim 1,300 njesi deri ne vitin 2010.
Ne perqendrohemi teresisht ne rritjen organike dhe zgjerimin domethenes te rrjetit, veçanerisht ne Turqi, Rusi, Rumani dhe Ukraine,'' tha Federico Ghizzoni, kreu i departamentit te tregjeve te UniCredit Group Poland.
UniCredit Tiriac Bank eshte nje prej lojtareve kryesore ne tregun bankar rumun, me nje total aktivesh ne fund te marsit me 3.7 miliard euro.

 

Kroaci
Rritet me tej inflacioni

Sipas te dhenave te publikuar nga ISTAT-i kroat, norma  e inflacionit ne Kroaci ka regjistruar nje rekord, duke arritur ne 7.6%.

Çmimet e mallrave dhe sherbimeve per perdorim personal ne qershor u rriten me 0.7% ne krahasim me muajin paraardhes dhe me 7.6% ne krahasim me qershorin 2007. Ne periudhen nga korriku i vitit 2007 deri ne qershorin e ketij viti, çmimet e konsumit u rriten me 5.1%. Gjate muajit qershor, rritja me e madhe u shenua ne çmimet e transportit (+2.4) per shkak te rritjes se çmimeve te karburanteve ne tregjet nderkombetare. Ne te njejten periudhe, çmimet e produkteve ushqimore dhe te pijeve alkoolike kane regjistruar nje rritje prej 0.8%, ndersa çmimet e veshjeve kane regjistruar nje rritje prej 0.5% ne krahasim me muajin maj.

Ne 6 muajt e pare te vitit, norma mesatare e inflacionit ka qene 6.2%, ndersa ne te njejten periudhe te vitit te meparshem ka qene 1.9%.

 

 
  61389 visitors  
 
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente