Ekonomia shqiptare
  FINANCA&MONEDHA
 
FMN: Caktimi i pagave dhe çmimeve, humbje në konkurrencë
ondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që vendosja e çmimeve dhe pagave në ekonomi të jetë e kufizuar.

Si institucion FMN nuk është se është dakord me çmimet e referencës.

Megjithatë duhet patur parasysh që Shqipëria ka pjesë mjaft të lartë të ekonomisë informate, ndaj në këto kushte duhen marrë disa masa të tilla. Por ato duhet të aplikohen për një kohë të kufizuar dhe me një qëllim të kufizuar, dhe vetëm për disa grupe kyçe, siç janë p.sh., avokatet apo shërbimi mjekësore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se përmes vendosjes së çmimeve dhe pagave në treg, vendi humbet në konkurrencë me fqinjët. Ky sipas FMN është edhe nga të paktët avantazhe konkurruese që Shqipëria mund të humbasë përfundimisht, në një proces ekonomik që po shkon drejt globalizimit. Përfaqësuesja e përhershme e FMN në Tiranë, Ann Margaret Weestin, sqaron se si institucion FMN rekomandon një përdorim të kufizuar të tyre. "Si institucion FMN nuk është se është dakord me çmimet e referencës. Megjithatë duhet patur parasysh që Shqipëria ka pjesë mjaft të lartë të ekonomisë informale ndaj në këto kushte duhen marrë disa masa të tilla. Por ato duhet të aplikohen për një kohë të kufizuar dhe me një qëllim të kufizuar, si dhe vetëm për disa grupe kyçe, siç janë p.sh., avokatet apo shërbimi mjekësor. Këtu mund të vendosen paga reference. Por çmime të tilla reference në të gjithë sektorët, për të gjitha llojet dhe në të gjithë vendin mund të shndërrohen në një makth administrativ", sqaron Westin. Sipas përfaqësueses së FMN-së në Shqipëri, Westin, veç kësaj, një nga avantazhet që ka Shqipëria në tregun ndërkombëtar janë pagat e ulëta, veçanërisht ne sektorët bazë të ekonomisë. Ndaj, duke vendosur paga referente më të larta, sesa janë aktualisht, nënvlerësohet ky lloj avantazhi dhe dëmtohet kështu ekonomia.

Pagat dhe çmimet e referencës

Ministria e Financave, me anë të një vendimi, ka caktuar pagat e referencës në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke e detajuar vendimin edhe për sa i përket pozicioneve të punës dhe vendodhjes së biznesit. Kundërshtimi i biznesit për këtë vendim të qeverisë ka rënë në vesh të shurdhër dhe në të njëjtën kohë këto masa kanë sjellë një rritje me rreth 30% të të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale. Nga ana tjetër, Ministria e Financave, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka nxjerrë në përdorim për efekte tatimore rreth 4 mijë çmime reference për shitjen e produkteve në treg. Këto çmime që janë bërë publike edhe në media dhe do të përdoren për llogaritjen e fitimeve të kompanive në mënyrë statike, duke mos marrë parasysh dinamikën e tregut. Gjithashtu ka qenë vetë ministri i Financave, Bode, që ka deklaruar se do të vendosë edhe norma mesatare fitimi për bizneset, duke shigjetuar ato biznese, që sipas tij deklarojnë norma 10-100 herë më të ulëta, se operatorët e tjerë të së njëjtës degë apo industri.Praktika të tilla janë kontestuar ashpër nga shoqata e biznesit që kanë kërkuar nga ana e Ministrisë së Financave që të marrë parasysh dinamikën në treg dhe të mos caktojë çmime apriori, në një kohë që çmimet nuk luhaten vetëm njëherë në vit, por vendosja e tyre është pasojë e lëvizjeve në ofertë dhe kërkesë.

Përplasja

Kundërshtimi i biznesit për këtë vendim të qeverisë ka rënë në vesh të shurdhër dhe në të njëjtën kohë këto masa kanë sjellë një rritje me rreth 30% të të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale. Nga ana tjetër, Ministria e Financave, në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka nxjerrë në përdorim për efekte tatimore rreth 4 mijë çmime reference për shitjen e produkteve në treg. Këto çmime, që janë bërë publike edhe në media, do të përdoren për llogaritjen e fitimeve të kompanive në mënyrë statike, duke mos marrë parasysh dinamikën e tregut. Gjithashtu, ka qenë vetë ministri i Financave, Bode, që ka deklaruar se do të vendosë edhe norma mesatare fitimi për bizneset, duke shigjetuar ato biznese, që sipas tij deklarojnë norma 10-100 herë më të ulëta, se operatorët e tjerë të së njëjtës degë apo industri.

 
  61389 visitors  
 
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente